Zjarri në masivin pyjor me pishë, ah e bredh në kurorën e gjelbërt në Zerqan të Bulqizës ka dalë jashtë kontrollit. Me gjithë ndërhyrjen e bërë nga toka për 7 ditë radhazi ka qenë e pamundur që flakët të shuhen plotësisht dhe këtë të premte janë shfaqur disa vatra zjarri të cilat të ndihmuara nga era e fortë e bëjnë të pamundur fikjen e tyre.
Nënprefekti i Bulqizës, Avni Muliu tha se forcat e Njësisë Operacionale për shuarjen e zjarreve kanë punuar për një javë por ka qenë e pamundur fikja plotësisht për shkak të terrenit të vështirë dhe pemëve të mëdha. Muliu tha se zjarri mund të jetë i qëllimshëm dhe kërkon që të gjendet autori.Nga ana tjetër ai shprehet se vetëm ndërhyrja nga ajri e ndalon dëmin e madh në këtë zonë e cila është e vetmja e paprekur në Bulqizë.