Në Lukovë, Përrenjas, një vatër zjarri është aktivizuar në zonën e njohur si Qafa e Malit. Për shuarjen e këtij zjarri janë angazhuar 4 ekipe zjarrfikësish, 4 inspektorë të pyjeve, 4 forca të rendit dhe 25 vullnetarë, duke punuar për rreth 10 orë.
Vatra e zjarrit ka prekur një sipërfaqe prej 0.2 hektarësh me pyll ahu, pishë dhe bimësi të tjera. Izolimi i flakëve është realizuar përmes kanaleve ndarëse dhe u përdorën pompa shpine për të fikur perimetrin e zjarrit. Megjithatë, një pjesë e vatrës ndodhej në një terren shkëmbor, ku izolimi është arritur me pak vështirësi.