Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Sukth. Mësohet se 75-vjeçari R.H ndezi zjarr në tokën e tij për të djegur mbetjet e prodhimeve bujqësore.
Si pasojë e përhapjes së flakëve të ndikuara nga era e fortë, 75-vjeçari tentoi të fikte zjarrin. Bëhet me dije se për shkak të tymit 75-vjeçari është asfiksuar dhe ndërroi jetë në vend.