Vihet në pranga nga policia e Pogradecit Spartak Çela, i cili ishte në kërkim prej 4 vjetësh pasi në një lokal në Velçan të Mokrës qëlloi me kallashnikov drejt disa personave.
Arrestimi i Çelës është kryer në fshatin e tij në Velçan të Pogradecit, pasi nga burime operative është informuar që i shpalluri në kërkim u kthye në banesën e tij.
Në këtë momente ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e policisë e cila ka vënë në pranga 39-vjecarin.
Sherr ka ndodhur në orët e para të mëngjesit 21 gushtit ne vitin 2020 në Pogradec ku mbeti nje i plagosur me armë zjarri. Sipas policisë, rreth orës 02:00 në një lokal në fshatin Bishnicë, Spartak Çela 35 vjeç në gjendje të dehur ka shkuar në lokal ku ishin 5 persona, hapi derën dhe qëlloi me armë zjarri tip automatik duke lënë të plagosur Bledi Shahinin.
Shkak i konfliktit dyshohet se ka qenë një sherr mes autorit dhe të plagosurit që ka nisur gjatë pijes dhe që më pas Çela ka shkuar në shtëpi duke marrë armën dhe është rikthyer duke hapur zjarr.
Çela ishte i shpallur në kërkim për 4 vepra penale: “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë,” “Vjedhje me armë,” “Prodhim, shitje dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake,” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë.”
Policia thotë se 39 vjeçari ka tentuar ti marrë një 54 vjeçari nga Tirana dy celularë në kërcënimin e pistoletës, më datë 25 prill të këtij viti.