Pasditen e 10 gushtit, u raportua nga policia e Pogradecit se një 42-vjeçar ishte rrëzua në tokë në gjendje të dehur dhe për pasojë humbi jetën në spital.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumubullaku ka urdhëruar hetimin e vdekjes së 42-vjeçarit, Egli Progës, i cili u dhunua për vdekje nga 29-vjeçari Denis Meçe.
Nder te tjera Muhamet Rrumbullaku urdhëroi hetim te plote edhe per Drejtorine Vendore e Policisë së Korçës ku do te vlerësohet e gjithe tërësia e veprimeve dhe reagimive të punonjësve të policisë, prej momentit të parë të marrjes së njoftimit mbi ngjarjen, duke synuar nxjerrjen e përgjegjësisë dhe personave përgjegjës.
Egli Proga, 42-vjeçari nga Pogradeci, humbi jetën pas dhunës brutale nga 29-vjeçari Denis Meçe qe u arrestua , ky i fundit eshte nipi i ish-drejtorit të Postës Shqiptare, Valter Gorës.
Mësohet se viktima dhe autori janë konfliktuar në ambientet e jashtme të një lokali, është futur për disa minuta brenda lokalit dhe më pas pasi ka dalë sërish ka rënë në rrugë pa ndjenja. Edhe pse u transportua në spital i riu nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve.
Nga hetimet e policise u zbulua se dy te konfliktuarit ishin ne gjendej te dehur dhe per motive banale jane konfliktuar me njeri tjetrin. Pasi eshte dhunar nga shtetasi Denis Meci , Elgi Proga ka dale nga lokali dhe pas pak castesh eshte rrezuar ku eshte derguar drejt spitalit. Edhe pse ui dergua ne spital 37 vjecari nuk arriti qe tu shpetonte plageve te marra.
Jane shoqeruar ne ambjentet e policise edhe 3 shtetas te tjere, perkatesishtr Voltan Shulku, Leonidha Guce dhe Arian Manellari. Ata akuzohen nga policia e Pogradecit se ishin deshmitare okulare por nuk e kallexuan krimin.
Deni Meci akuzohet nga policia e Pogradecit per vepren penale te vrasjes me dashje kurse 3 te arrestuarit e tjere akuzohen per mos kallxim krimi.
Policia po vazhdon punen per dokumentimin dhe zbardhjen e polte te rrethanave te ngjarjes.