Një sherr me thika raportohet të ketë ndodhur në Elbasan.
Në pranga ka rënë një 36 vjeçar, i cili është konfliktuar me dy persona (të afërm me njëri-tjetrin) dhe më pas i ka dëmtuar me thikë.
Nën hetim janë vënë edhe dy personat e përfshirë në konflikt, pasi kanë goditur me grushte dhe send të fortë 36-vjeçarin.