00:37 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zgjedhjet në SHBA/ Ekipi i Trump-it goditet nga hakerat

15:11 | 12/08/2024
në Aktualitet, Bota, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zgjedhjet në SHBA/ Ekipi i Trump-it goditet nga hakerat

Ish-presidenti Donald Trump njoftoi për një sulm kibernetik ndaj një prej faqeve të internetit të fushatës së tij.

Ndërsa ende po zbulohen detaje rreth këtij rasti, kandidati republikan për Nënpresident, JD Vance dha disa intervista të dielën, në të cilat ai sulmoi kandidatët demokratë për President. Ndërkaq, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias, Nënpresidentja Kamala Harris dhe Guvernatori i Minesotës Tim Walz vazhdojnë fushatën të cilën e kanë përqëndruar në çështjet ekonomike.

Lajmi për sulmin kibernetik ndaj kandidatit republikan për President Donald Trump vazhdoi të mbizotërojë njoftimet e shtypit disa orë pasi ai shkroi për këtë të shtunën në platformën e tij të mediave sociale “Truth”.

Ai shkroi: “Sapo u informuam nga firma ‘Microsoft’ se një nga faqet tona të shumta të internetit ishte sulmuar nga qeveria iraniane”. Zyrtarët iranianë i kanë hedhur poshtë akuzat.

Dokumentet që dyshohet se janë marrë përfshinin informacione për kandidatin republikan për Nënpresident, JD Vance. Ai u shfaq të dielën në disa media, por pyetjet u përqëndruan tek gara presidenciale.

Në rrjetin ABC, senatori i Ohajos i hodhi poshtë kritikat për deklaratat mbi familjen që ai ka bërë në të kaluarën dhe e ridrejtoi vëmendjen te politikat e kandidatëve demokratë.

“Pse nuk flasim për inflacionin? Pse nuk flasim për faktin se çmimet e ushqimeve janë të papërballueshme për shkak të politikave të Kamala Harrisit?”, tha zoti Vance.

Ekonomia ishte gjithashtu një pikë diskutimi në një tubim të së shtunës të Nënpresidentes Harris në Las Vegas.

“Premtimi im kur të bëhem presidente është se ne do të vazhdojmë luftën tonë për familjet e shtresës së mesme, duke përfshirë rritjen e pagës minimale dhe heqjen e taksave për bakshishet e kamarierëve”, tha Nënpresidentja Harris.

Rivali republikan bëri një premtim të ngjashëm në të kaluarën dhe akuzoi zonjën Harris për vjedhjen e zotimit të tij për të hequr taksat mbi bakshishet e punonjësve të restoranteve.

Edhe pse janë shtuar thirrjet që zonja Harris të japë më shumë detaje rreth planeve të saj ekonomike, vrulli i fushatës është i pamohueshëm, tha senatorja demokrate Amy Klobuchar në rrjetin ABC.

“Ajo i ka dhënë zemër vendit duke filluar nga Filadelfia në Viskonsin e deri tek tubimi në Arizona me mbi 15,000 pjesmarrës. Njerëzit janë të interesuar të ecin përpara”, thotë senatorja Klobuchar.

Zonja Harris do të kthehet në Uashington të dielën pas një aktiviteti politik në San Francisko. Ajo dhe presidenti Joe Biden pritet të bëjnë një paraqitje publike së bashku të enjten në Meriland.

Ish Presidenti Donald Trump është planifikuar të mbajë fjalim për ekonominë të mërkurën në Karolinën e Veriut./VOA

Pas

Shqiptarët presin me brohoritje ekipin olimpik në Rinas, Veliaj: Historike, bashkimi bën fuqinë

Para

Fluksi i lartë i automjeteve drejt zonave bregdetare, Rrugorja shton masat: 154 leje drejtimi të pezulluara

Para
Fluksi i lartë i automjeteve drejt zonave bregdetare, Rrugorja shton masat: 154 leje drejtimi të pezulluara

Fluksi i lartë i automjeteve drejt zonave bregdetare, Rrugorja shton masat: 154 leje drejtimi të pezulluara

Discussion about this post

 



Të Fundit

“T’i japim fund luftës në Gaza”, Macron: Franca do ta njohë shtetin e Palestinës

​Kim Jong-un urdhëron ushtrinë të përgatitet për luftë të vërtetë

Kriza me ujë mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit

Juventus bën merkato në Portugali, zyrtarizohet lojtari

Fotografonte fshehurazi pasagjeret e mitura në tualetin e avionit, dënohet me 18,5 vite burg

Mediat ndërkombëtare i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë hyrjen në Gazë

Izraeli thotë se po i lejon ndihmat për në Gaza, akuzon OKB-në se s’po e kryen punën e vet

Dëshmitë tronditëse nga Gaza: Mund të na vrasin, por prapë shkojmë të marrim miell

Vrau katër studentë në Idaho, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Tragjedi në Rusi, rrëzohet avioni me 49 persona në bord, mes tyre dhe fëmijë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.