Sot pritet të caktohet masa e sigurisë për Denis Meçen, i cili dhunoi për vdekje 42-vjeçarin Egli Proga, dhe 3 bashkëpunëtorët e tij që dyshohet se fshehën ngjarjen.
Jashtë gjykatës ndodhen edhe familjarët e viktimës. Siç dëgjohet edhe në video, mes britmave dhe lotëve, motra e viktimës, shan të përfshirët në ngjarje. “Dua t’i shoh”, dëgjohet teksa ulëret dhe qan e motra, ndërsa më pas vijon me zë të lartë; “Kafshë!”.