Janë arrestuar në Dubai shtetasit Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Këto janë ekstradimet e para nga Emiratet e Bashkuara.
Të ekstraduarit ndodhen në Rinas dhe pritet të vijohet procedura ligjore për dënimin e tyre.
“Sa i përket dy emrave që ju përmenda, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe, është vërë ekzekutimi i vendimeve dhe ndodhen në polici për vënien në dispozicion para gjykatws. Ju komnfirmoj faktin që lidhet me njoftimin e bërë në media sa i përket proceseve gjyqësore që zhvillohen në spanjë. Ne jemi në procedura dhe kontakte të drejpërdrejta për ekstradimin e këtij personi (Lulzim Berisha) dhe të tjerëve. Mund t’ju konfirmoj edhe vendimin për Fabio Ballabanin, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal”, tha Rrumbullaku.