13:38 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zbardhet dëshmia e pronarit të lokalit ku u takuan viktima dhe autori: Egli fytyrën e kishte me gjak

13:05 | 15/08/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbardhet dëshmia e pronarit të lokalit ku u takuan viktima dhe autori: Egli fytyrën e kishte me gjak

Detaje të reja janë zbardhur për vrasjen në Pogradec të Eglantin Proga dhe autorit Denis Meçe. Në dëshminë e pronarit të lokalit ku u takuan viktima dhe autori në Pogradec thuhet se nuk kishte parë asgjë nëse Egli proga dhe Denis Meçe ishin zënë. Voltan Shkulaku, i cili kishte marrë me qira lokalin në fjalë tha se Egli Progra ishte i dehur kur kishte shkuar në lokalin e tij dhe kishte kërkuar birrë.

“Egli ka ardhur në lokal 10 minuta para ngjarjes. Sapo ka hyrë në lokal ka porositur një birrë dhe është ulur në tavolinën time dhe të shokut tim. Në atë moment i kam dhënë birrën dhe më pas jam ngritur dhe po pastroja në banak. Shpjegoj se Igli kishte konsumuar alkool te lokali i tij, rreth 50 metra më tutje larg timit. Në kohën që unë jam ngritur për të pastruar ai është ngritur dhe ka shkuar në tualetin e lokalit. Nuk jam shumë i sigurt, që sapo ka dalë nga tualeti është ulur në tavolinë apo ka dalë jashtë. Pak më vonë kam dëgjuar disa persona që kanë folur me zë të lartë dhe kërkonin ujë. Unë jam hutuar në atë moment dhe kur kam dalë jashtë nuk kam nxjerrë ujë, por një nga rruga ka sjellë një bidon. Kam parë se shtetasi Egli ishte shtrirë në tokë dhe aty ishin mbledhur shumë persona të tjerë. E kam ngritur duke e kapur nga trupi, por ai nuk reagonte megjithëse i kam nxjerr gjuhën jashtë. Ai në atë moment nxirrte vetëm shkumë nga goja. Aty ka ardhur ambulanca që e ka marrë dhe e ka çuar në spital, ndërsa unë kam vazhduar te lokali. Kur kam hyrë në tualet kam vënë re se ai kishte nxjerrë aty pasi kishte të vjella. Kam bërë pastrimin e tualetit dhe te lokalit dhe kam bërë mbylljen e lokalit. Isha aty kur ka ardhur policia. Ai ishte vetëm kur ka ardhur te lokali im. Ska bërë asnjë lloj debati apo konflikti. Ka ndenjur shumë pak kohë, pasi gjysmën e birrës ka pirë dhe është ngritur dhe ka shkuar në tualet. Ai nuk është zënë me njeri aty. Aq pak sa ndenja unë me të ai ishte mërzitur dhe më ka thënë se ;do ta mbyll lokalin fare. Nuk kam folur me asnjë nga personat aty pasi më ka zënë gjaku se ai ishte me gjak në fytyrë. Unë ia kam fshirë me kartopeceta dhe nuk kam komunikuar me asnjë deri sa erdhi policia që na ka shoqëruar në komisariat. Kamera që kam unë te lokali, e kam kontrolluar dhe nuk regjistronte fare, por vetëm sa sheh në moment dhe asgjë më tepër.”, tha ai.
Pas

Hapja e Urës së Ibrit, Osmani: S’kemi arsye të kemi konflikte me aleatët tanë

Para

Zjarr në fshatin Çiflik në Fier, digjen sipërfaqe me ullishte

Para
Zjarr në fshatin Çiflik në Fier, digjen sipërfaqe me ullishte

Zjarr në fshatin Çiflik në Fier, digjen sipërfaqe me ullishte

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Shumë i zhgënjyer”- Trump i frustruar pas bisedave me Putinin dhe Netanyahun

6 milionë USA për të gënjyer DASH, lobistët e Berishës: Hiqjani ‘non gratën’ se nuk është aktiv në politikë (DOKUMENTI)

VIDEO/ Incident tronditës në Arabinë Saudite, plagosen 23 persona pasi pajisja-lodër ndahet në dy pjesë

Presion ndaj Trump, kërkesa e demokratëve në SHBA: Të publikohen dosjet Epstein

Berisha: Asnjë kallëzim penal i opozitës në SPAK nuk është bërë pa prova. Unë çdo ditë kam paraqitur prova për farsën e 11 majit

Një tjetër tërmet i fuqishëm godet gadishullin Kamchatka në Rusi

Divjakë/ Ishte duke salduar portën, 68-vjeçari bie nga lartësia! Ndërron jetë në spital

Berisha: 190 milionë eurot e inceneratorit të Tiranës po investohen në kulla nga Rama dhe Veliaj

Aksident në Cërrik-Gramsh/ Humbi kontrollin e motorit dhe doli nga rruga, ndërron jetë 66-vjeçari

Berisha: Droga dikton nomenklaturën e narkoshtetit. Narkotrafikanti Perlat Çullhaj emërohet në Ministrinë e Brendshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.