Autoritetet italiane kanë vënë në pranga dy shqiptarë të cilët merreëshin me shitjen e lëndëvë narkotike. Mësohet se karabinierët e Frosinone në lidhje me operacionin sekuestruan armë dhe një sasi kokaine e hashashi të ndarë në doza.
Karabinierët kontrolluan në banesa të dyshuara për aktivitete të paligjshme dhe nga ky operacion u bë i mundur zbulimi i rastit ku u arrestuan dy shqiptarët. Të enjten pasdite (15 Gusht), karabinierët bënë kontrolle rutinë edhe në Casermone, ku dalluan 2 njerëz që shikonin nga ballkoni i një apartamenti që duhej të ishte bosh. Para se të arrinin në banesë, të dy u larguan, të ndihmuar nga kamerat e vendosura në pika strategjike, të cilat i lejonin të shikonin dhe të parashikonin lëvizjet e policëve.
Forcat u ndanë në dy fronte, njëri që kontrollonte banesën dhe tjetri që ndiqte dy të dyshuarit e arratisur. Ndjekja nuk zgjati shumë dhe të dyshuarit u prangosën, teksa u gjet edhe një pasaportë në banesë. Brenda u gjetën dy thika me çelës dhe një pistoletë gjysmë automatike, me numër serie të gërryer, me 7 fishekë në të, 10 gëzhoja të kalibrit të ndryshëm brenda një kutie, të një arme tjetër, por që nuk u gjet aty.
Banesa shërbente si bazë e vërtetë e trafikut të drogës, duke qenë se aty u gjetën 3 doza kokainë, rreth 10 gramë hashash të ndarë në 3 porcione dhe materiale të ndryshme për paketimin e dozave individuale. Kontrolli u shtri edhe në një banesë tjetër që shqiptarët e kishin në përdorim për përgatitjen e lëndëve narkotike. Të ndaluarit, emrat e të cilëve nuk u publikuan, u izoluan në paraburgimin e Frosinones dhe u vunë në dispozicion të gjykatës.