Mëngjesin e sotëm janë shuar flakët që përfshinë një magazinë me karton dhe ferizol në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh.
Mësohet se nga zjarri pati vetëm dëme materiale dhe se banorët e dy shtëpive aty pranë u evakuuan.
Policia ka nisur hetimet ndërkohë ka vënë në pranga një person dhe ka proceduar penalisht tre të tjerë. Magazina ka qenë e mbyllur prej disa muajsh teksa po kërkohet pronari i saj.