Një 39-vjeçare me inicialet H. D., është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se në ambientet e SUT, ka kundërshtuar me forcë e ka goditur një punonjës Policie dhe një punonjës për shërbimin privat të sigurisë fizike.
Gjithashtu policia ka njoftuar se është vënë në pranga një 19-vjeçar me inicialet A. M., pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Po ashtu mësohet se një 24-vjeçar me inicialet A. M., banues në Tiranë, është ndaluar për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Dhuna në familje”.