Gjendet i pajetë një i moshuar në fshatin Zhapokikë 2, Bashkia Memaliaj. Dëshmitarë të rastit kanë gjetur të pajetë trupin e Faik H gati 70 vjeç, banor i këtij fshati ku kane vënë në dijeni policinë.
Në vendngjarje ka shkuar policia e cila po heton rastin nëse është aksident, vdekje natyrale apo vrasje. Sipas burimeve nga vendngjarja bëhet e ditur se viktima kishte pak ditë që kish humbur kontaktet me familjen.