31-vjeçari Shkëlqim Hasa është vënë në pranga nga policia në Durrës pasi shiste doza kokaine në lokalet e natës së qytetit bregdetar. Policia njofton se nga kontrolli në automjetin me të cilin lëvizte Hasa, në rrugën “Adria”, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kokainë të ndarë në doza të cilat ky shtetas dyshohet se synonte t’i shiste në lokalet e natës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
Durrës/Goditje të njëpasnjëshme në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, kundër shitjes në doza, të drogave të forta.
Shiste doza kokaine, në lokalet e natës, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 31-vjeçari. Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine dhe automjeti me të cilin ky shtetas i shpërndante ato.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në vijim të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin Shkëlqim Hasa, 31 vjeç, banues në Durrës.
Nga kontrolli në automjetin me të cilin lëvizte ky shtetas, në rrugën “Adria”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kokainë të ndarë në doza të cilat ky shtetas dyshohet se synonte t’i shiste në lokalet e natës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.