Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin, pranë lagjes Sake.
Një automjet ka humbur kontrollin dhe rrokullisur rreth orës 4 të mëngjesit. Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i makinës, një i ri rreth 30 vjeç.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se shpejtësia me të cilën lëvizte automjeti është bërë shkak për aksidentin tragjik.