Fotoja e mësipërme është e 68-vjeçari Frederik Radi, i cili u gjet i vdekur në banesën e tij në fshatin Lajthizë. Mësohet se i moshuari u gjet nga vajza e tij, mëngjesin e sotëm, pasi prej dy ditësh kishte humbur kontaktet me familjen
Nga kontrolli i vendit të ngjarjes dyshohet se 68-vjeçari është qëlluar me armë zjarri, nga dritarja e dhomës ku flinte, dhe si pasojë ka humbur jetën. Policia njofton se deri në këto momente janë shoqëruar në Komisariat, disa banorë të fshatit.