Tre persona janë arrestuar në flagrancë në Shkodër pasi dyshohet se ishin të organizuar në shpërndarjen e lëndëve narkotike në qytetin e Shkodrës. Konkretisht të arrestuar janë K. Ç., 25 vjeç, R. Ç., 21 vjeç dhe K. L., 25 vjeç, të gjithë banues në Shkodër. G
Policia ka njoftuar se gjatë një kontrolli të kryer në lagjen “Partizani”, u gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, të cilën të arrestuarit dyshohet se planifikonin ta shisnin në zona të ndryshme të qytetit.
Përveç lëndës narkotike, janë sekuestruar gjithashtu 3 celularë dhe automjeti me të cilin lëviznin këta shtetas për shpërndarjen e drogës. Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.