Dy persona janë vënë në pranga në lidhje me vrasjen e 72-vjeçarit, Faik Hajdini në Memaliaj. Mësohet se të arrestuarit janë babë e bir ndërsa ata janë bashkëpunëtorë në vrasjen e 72-vjeçarit. Autori i vrasjes Berti Kanushi është ende në kërkim.
Kanushi dyshohet se ka kryer vrasjen e 72-vjeçarit për një gardh në territorin që kufizonin banesat e tyre. Konflikti më pas ka agravuar deri në vrasjen e 72-vjeçarit me sëpatë. Pas vrasjes Berti Kanushi ka kërkuar ndihmën e Skënder e Bledar Hajdinit (babe e bir) për ta hedhur trupin në humnerë dhe fshehur vrasjen.