Vrasja e 68-vjeçarit Frederik Radi në Lajthizë të Mirditës, vijon të mbetet pa autor. Përgjatë 24 orëve janë shoqëruar dhe marrë ne pyetje nga policia mbi 10 persona kryesisht banorë të fshatit, ku ndodhi krimi por dëshmia e tyre nuk e ka ndihmuar grupin hetimor për të shkuar ne drejt zbardhjes së ngjarjes.
Dyshimet janë se krimi mund të ketë ndodhur për shkak të ndonjë konflikti që mund te ketë patur viktima me ndonjë banor të fshatit për çështje pronësie, por pa arritur qe te provohet ende diçka e tillë.
68-vjeçari u gjet i vrarë më 20 gusht nga vajza e tij në banesën në Lajthizë, i cili po kalonte muajt e verës në vendlindje. Ai është qëlluar me breshëri plumbash nga dritarja e dhomës ku flinte. Vajza kishte humbur kontaktet prej 2 ditësh me të atin dhe ishte nisur drejt fshatit Lajthizë, por e gjeti atë të vrarë.