Tre persona janë arrestuar në Fier për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 44-vjeçar me inicialet A. M., është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë me mjet prerës. Një 48-vjeçar me inicialet H. B., është arrestuar pasi u kap në flagrancë nga Policia, pas tentativës për të vjedhur disa pije alkoolike në një market në Fier. Ndërsa një 26-vjeçar është arrestuar pasi nga kontrolli fizik iu gjetën disa doza të lëndës narkotike kokainë. Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan dozat, një shumë parash, 1 automjet, dhe 2 celularë.
Njoftimi:
Drejtoria Vendore e Policë Fier
Komisariati i Policisë Fier arrestoi shtetasit:
-A. M., 44 vjeç, banues në fshatin Frakull, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë, me mjet prerës (thikë). Mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-H. B., 48 vjeç, banues në Patos, pasi u kap në flagrancë nga Policia, pas tentativës për të vjedhur disa pije alkoolike në një market në Fier.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier arrestoi në flagrancë shtetasin A. A., 26 vjeç, banues në Divjakë, pasi nga kontrolli fizik iu gjetën disa doza të lëndës narkotike kokainë. Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan dozat, një shumë parash, 1 automjet, dhe 2 celularë.
Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike Financiare i DVP Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen A. H., 31 vjeçe, banuese në Lushnjë dhe për shtetasen F. I., 36 vjeçe, banuese në Tiranë, me profesion notere, pasi ka kallëzuar shtetasi R. S., 38 vjeç, se ish-bashkëshortja e tij, shtetasja A. H., ka falsifikuar firmën e tij tek noterja, me qëllim që djali i mitur i ish-bashkëshortëve, të kalonte kufirin. Punohet për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.
Në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasja Q. H., 67 vjeçe, banuese në Fier, se në pikën e këmbimit valutor që administron, 1 shtetas i paidentifikuar prej saj, i ka dhënë një shumë lekësh më të vogël se shuma e lekëve që duhet të jepte, për shumën e eurove që ka marrë në këmbim. Po punohet për identifikimin e këtij shtetasi, si dhe për verifikimin e këtij kallëzimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.