Një banesë e një shqiptareje është grabitur në Greqi ndërsa hajdutët i kanë vjedhur kasafortën ku mbante bizhuteri me vlerë mbi 100 mijë euro, por edhe një shumë të vogël parash. Banesa e vjedhur është e një 40-vjeçareje shqiptare, e cila jeton në Paros. Hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e 40-vjeçares shqiptare teksa ajo nuk ishte atje.
Sipas denoncimit të gruas, persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e saj ku edhe morën kasafortën e vogël.
Brenda kasafortës kishte 3,000 €, një orë Rolex me vlerë 50,000 €, një palë vathë diamanti prej ari të bardhë me vlerë 20,000 €, një unazë martese ari me diamante të vogla rreth 2,000 € dhe një unazë ari i bardhë 6 karat me një diamant të verdhë me vlerë rreth 23,000 €. Gruaja ka bërë padi, tek A.S. Naousa, ndaj një autori të panjohur për vjedhje.