Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se një motor është përplasur me një makinë në vendin e quajtur “Harku i Bërdicës”. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30. Nga aksidenti është plagosur ehtë drejtuesi i motomjetit i identifikuar me inicialet V. P. Ai është dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i plotë:
Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Harku i Bërdicës”, motomjeti me drejtues shtetasin V. P., 64 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. E., 43 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i motomjetit shtetasi V. P., i cili është dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.