Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Ismail Zenelin, i cili u ekstradua së fundmi nga Spanja, për llogari të drejtësisë shqiptare. Ismail Zeneli është një nga pjesëtarët e grupit ku u arrestua Erzen Breçani.
Emri i tij doli nga zbërthimi i bisedave të një grupi kriminal në aplikacionin SKY ECC, ku u zbulua edhe plani i tij për të vrarë vëllezërit Albert e Edmond Nela për hakmarrje. Ai besonte se në vitin 2013 i kishin vrarë vëllain me emrin e ndryshuar, Xhem Krasniqi, krim që kishte ndodhur në Britaninë e Madhe.
Në shenjë hakmarrje ai kërkonte eliminimin e tyre dhe këtë e kishte marrë përsipër Bujar Gërmizi, i arrestuar nga policia me urdhër të SPAK.