Mijëra materiale që i përkasin Arkivit Qendror të Forcave të Armatosura do të jenë pjesë e Arkivit Qendror të Shtetit. Puna tashmë ka nisur dhe pritet të përfundojë deri në 1 janar 2025. Ministri i Mbrojtjes z.Pirro Vengu, shoqëruar edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Arkivit Qendror të Shtetit z.Ardit Bido vizituan mjediset e Arkivit të FA, ku u njohën nga afër me proceset e punës dhe sfidat e transformimit digjital të Arkivit Qendror të FA.
Fondet e Arkivit Qendror të Forcave të Armatosura tregojnë më së miri se si përpjekja për të krijuar, forcuar dhe mirëmbajtur Forcat e Armatosura ka qenë një sfidë që ka shoqëruar të gjitha fazat e shtetndërtimin tonë. Ky Arkiv është pasuruar ndër dekada nga disa fonde të rëndësishme dhe vijon e pasurohet dita-ditës.
Integrimi i Arkivit Qendror të FA në Arkivin Qendror Shtetëror është një mundësi e mirë për të përmirësuar aksesueshmërinë, digjitalizimin dhe hapjen edhe më të gjerë për studiuesit dhe ekspertët e çështjeve të sigurisë.
Ndërkohë vijon puna për perpunimin e disa kilometrave linearë materiale arkivore, ende të patrajtuara nga fondet ekzistuese. Qeveria shqiptare do të financojë ndërtimin e një godine të dedikuar për këtë pasuri të çmuar kombëtare, pranë kompleksit arkivor, me kushte bashkëkohore për 100 vitet e ardhëshme.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpirrovengu.al%2Fposts%2Fpfbid0XeUsArUKahhTR1yghfgPTM3K7Ve5aoZRo8BMnqK18i1AhupeMvMXreS9uGWxmurFl&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”787″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>