Andrew (Edvin) Bode i shpallur në kërkim për vrasjen e Edmond Papës në Selitë në Tiranë në dhjetor të vitit 2022, është arrestuar nga një operacion i zhvilluar nga forcat Renea dhe policia e Gjirokastrës. Në pranga ka rënë edhe Julian Kalemi i cili kishte strehuar në banesë Andrew Boden.
Në kuadër të operacionit ‘Plani’ polica ka arrestuar edhe Adriatik Kalemin (Andrea), babai i të cilit u vra në një atentat në Memaliaj, vetëm pak javë më parë. Andrea Kalemit, iu gjet në banesë edhe një arsenal armësh, pasi siç duket po përgatitej për ndonjë hakmarrje të mundshme pas vrasjes së të atit.
Në banesën e Adriatik Kalemajt, policia gjeti 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, 1 gjerdan fishekësh, fishekë luftarak, 2 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë. Sipas policisë 52-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.