Pak para fillit te ndeshjeve te Liges se Kombeve Silvinio e filloj me nje falenderim per Federaten e Shqiptare te Futbollit dhe per te gjithe tifozet qe i derguan mesazhe per humbjen e nenes se tij.
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, është shfaqur sot para mediave për të prezantuar grumbullimin për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Ai e nisi fjalën e tij me Armando Brojën duke thënë që është jashtë dhe ka thirrur Myrto Uzunin në vend të tij.
“Pikë së pari, Broja nuk është në listë, është jashtë. Ne kemi pritur deri në fund dhe edhe dje ishim në kontakt me Evertonin, stafin, të gjithë ata. Ai kishte një problem me tendinin e Akilit, ka nisur përgatitjen, por ne e dimë që është jashtë 10-15 ditët e ardhshme, nuk mund të na ndihmojë. Më vjen keq për të dhe i uroj një rikuperim të shpejtë, kemi bërë ftesën për Uzunin, që nesër mund të jetë me ne”, deklaroi ai.
Nder te tjera trajnjeri i kombertares tha se Liga e Kombeve është një kompeticion i rëndësishëm, Ukraina, Gjerogjia dhe Çekia kanë skuadra të forta dhe do të jenë ndeshje të forta. Nuk më pëlqen të bëj eksperimente, në këtë listë janë dy të rinj, Zeka dhe Spahiu që janë thirrur për herë të parë. Shkojmë në fushë për të prezantuar njerëzit dhe përfaqësuar një komb, të luajmë me shpirt dhe zemër.
Uzuni ka ardhur te ne si anësor sulmi, ka luajtur në Varshavë, ka luajtur titullar në shtëpi ndaj Moldavisë, por ai ka një vit e gjysmë me Granadën si një sulmues i dytë. Unë e kam parë si qendërsulmues, e kemi vlerësuar gjithmonë si një sulmues qendre. Seferi e ka marr vendin, ka ardhur Hoxha, është edhe Bajrami. Uzuni është qendër për ne, dhe për për këtë arsye nuk u ftua.
Ne konferencen e tij per mediat Silvinho foli edhe per situaten e portierit te Kombetares Berisha qe momentalisht eshte pa ekip.