Vendi sot do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore në qarkullim kryesisht të thata dhe më të freskëta. Kjo vjen si pasojë e tërheqjes graduale të Anticiklonit të Azoreve dhe atij Afrikan si dhe depërtimet më të shpeshta të qëndrave ciklonare me origjinë veriore.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët për pjesën më të madhe të ditës, por në orët e mesditës dhe pasdites nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare të cilat do të jenë më tepër të theksuara në relievet kodrinore – malore të vendit. Këto vranësira në këto zona do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe intensitet të ulët.