Është shoqëruar në policie Safet Bajri. Sipas burimeve, ai është ndaluar me një makinë të blinduar teksa po lëvizte në zonën e Lezhës dhe është dërguar menjëherë në komisariatin e Shkodrës.
Bajri është shoqëruar për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen e pak ditëve më parë në Bushat, ku u qëllua me breshëri plumbash në një mjet të blinduar ‘Audi’.
Ai ka qenë duke lëvizur me një mjet të tipit S Class.
Sipas informacioneve, pas marrjes në pyetje është lënë i lirë.