Avokati Sokol Tahiraj, mbrojtesi ligjor i Safet Bajrit ka reaguar pas lajmit se i mbrojturi i tij është shoqëruar në polici në lidhje me ngjarjen e pak ditëve më parë në Bushat.
Sipas Tahirajt, Safet Bajri është ndaluar për një verifikim, e më pas është lënë i lirë.
“Dua të theksoj se nuk ka lidhje as me atentatin, as me shenjestrën e atentatit dhe me asnjë person të përfshirë në këtë atentat. E përgenjeshtroj lajmin me qëllim mospërbaltjen e emrit të klientit tim” është shprehur avokati Tahiraj.
Safet Bajri akuzohet se ka u qëlluar me breshëri plumbash në një mjet të blinduar ‘Audi’ në Bushat të Shkodrës.