08:41 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Banka e Shqipërisë përgatit udhëzuesin e parë për rreziqet financiare të lidhura me klimën dhe mjedisin, ja çfarë përfshin

08:56 | 04/09/2024
në Ekonomi, Kryesore, Te Fundit
0
Banka e Shqipërisë përgatit udhëzuesin e parë për rreziqet financiare të lidhura me klimën dhe mjedisin, ja çfarë përfshin

Bankat duhet të integrojnë rreziqet klimatike në kuadrin e përgjithshëm të administrimit të rrezikut, për të shmangur humbjet e papritura. Rreziqet e lidhura me klimën dhe mjedisin mund të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në veprimtarinë e biznesit të bankave.

Bankat duhet të identifikojnë rreziqet që vijnë nga ndryshimet klimatike dhe degradimi mjedisor në nivel sektorësh kryesorë apo zonash gjeografike si dhe në nivel produktesh e shërbimesh që ofron ose planifikon të ofrojë, duke marrë në konsideratë që disa nga këto rreziqe mund të materializohen gjatë një periudhe kohe afatmesme ose afatgjatë.

Rreziqet e lidhura me klimën dhe mjedisin mund të ndikojnë, për shembull, në rritjen ekonomike, punësimin ose çmimet e pronave në nivel kombëtar, rajonal ose lokal.

Ngjarjet e motit mund të shkaktojnë thatësira ose përmbytje që ndikojnë në prodhimin bujqësor të një rajoni, kërkesën për banesa ose në vlerën e kolateralit, në nivel kombëtar, rajonal ose lokal. Paralelisht, konkurrenca ndikohet nga zhvillimi i një tregu financimi të gjelbër dhe preferencat e konsumatorëve zhvendosen nga mallrat dhe shërbimet me emetim të lartë karboni ose ndryshe ndotëse, drejt produkteve dhe shërbimeve me
emetim të ulët karboni ose ndryshe “të gjelbra”.

Në identifikimin e rreziqeve, një bankë mund të kategorizojë klientët ose portofolet e saj sipas ekspozimeve ndaj rrezikut klimatik. Për shembull, grupimi gjeografik mund të ndihmojë në identifikimin e ekspozimeve që janë të ekspozuara ndaj rreziqeve të larta fizike, si rreziku i lartë i përmbytjeve ose thatësirës.

Bankat duhet të marrin në konsideratë edhe ndikimin që mund të kenë në mjedis strategjia e zhvillimit dhe modeli i tyre i biznesit, për shembull, nëpërmjet matjes dhe kufizimit të emetimeve të gazrave serë ose efikasitetin e burimeve të portofoleve të saj kryesore, ose që rrjedhin nga aktivitetet e tyre.

Bankat duhet të vlerësojnë nëse do të zhvillojnë produkte të qëndrueshme që konsiderohen të jenë më rezistente ndaj rreziqeve të lidhura me klimën dhe mjedisin. Këto përfshijnë produkte të emërtuara zakonisht si “të gjelbra”. Bankat mund të përdorin produkte të tilla si një mjet për të arritur objektivat e saj të rrezikut të lidhura me klimën dhe mjedisin dhe të rregullojë modeline saj të biznesit dhe përbërjen e portofolit. Për shembull, banka mund të vendosë objektiva strategjikë ose limite në lidhje me ekspozimet e saj ndaj aktiviteteve ose sektorëve të caktuar ekonomikë. Më tej, banka duhet të ketë parasysh se vendosja e objektivave strategjik ka të ngjarë të ndryshojë profilin e saj të përgjithshëm të rrezikut, duke rezultuar në nevojën për të rishikuar oreksin e saj ndaj rrezikut./monitori

Etiketa: Bankainvestime
Pas

Pushteti vendor tkurr investimet kapitale, por i rrit për personelin! Fondet e bashkive stok

Para

Reforma e transparencës së qeverisjes, çfarë parashikon nisma e re e maxhorancës!

Para
Reforma e transparencës së qeverisjes, çfarë parashikon nisma e re e maxhorancës!

Reforma e transparencës së qeverisjes, çfarë parashikon nisma e re e maxhorancës!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hetimet për Inceneratorin, kontrolle në 14 banesa në Elbasan

Dosja “Partizani”, mbahet sot seanca e radhës për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin

Rama ndan pamjet nga gjimnazi “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan: Gati shkolla moderne për rreth 650 nxënës

Këmbimi valutor 21 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Edhe vetëm 3 tentativa të mbetura/Kosova sot seancë plenare për konstituimin e legjislaturës së re

Parashikimi i motit për sot, 21 korrik 2025

Koalicioni qeverisës i Japonisë humb shumicën në Dhomën e Lartë, Kryeministri Ishiba refuzon dorëheqjen

Nxjerrja e bujqësisë nga agonia, sfidat dhe zgjidhjet e nevojshme për sektorin

Dy vjet nën masat e BE-së: Sa humbi Kosova?

Ballkani duhet të përshpejtojë transformimin dixhital për zhvillim të qëndrueshëm

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.