14:31 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

PS e PD ‘paqe’ në ‘Hetimorin’ e Shëndetësisë! Miratohet lista e dëshmitarëve, do thirren ish-drejtorët e QSUT

10:10 | 04/09/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
PS e PD ‘paqe’ në ‘Hetimorin’ e Shëndetësisë! Miratohet lista e dëshmitarëve, do thirren ish-drejtorët e QSUT

Mbledhja e parë e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, pas zgjatjes së afateve me tre muaj, u zhvillua në ‘paqe’ mes opozitës dhe mazhorancës. Ndonëse punimet e këtij komisioni në sesionin e kaluar parlamentar janë karakterizuar nga tensione e debate, pa shumë diskutime sot palët ranë dakord për shkresat e informacioneve dhe listën e re të dëshmitarëve.

Puna do të vijojë për koncesionin e check up, ku pritet që të thirren si dëshmitarë të gjithë ish-drejtorët e QSUT që kanë shërbyer nga koha kur ka nisur zbatimin ky koncesion ( mars 2015). Edhe pse komisioni nuk ka bërë ende publike listën e dëshmitarëve, në listë mund të jetë edhe ministrja Ogerta Manastirliu, e cila ka qenë ish-drejtoreshë e QSUT deri në vitin 2017 u hoq pasi u emërua ministre e Shëndetësisë.

“Lista e dëshmitarëve. Këtë e kemi diskutuar dje gjatë në mbledhjen e kryesisë, jemi dakordësuar që meqë një pjesë e materialeve nga SPAK sa i përket check up, që arrijnë deri në 2019, ka ardhur vetëm disa ditë para, kemi vendosur që ta nisim me ata persona në listën e dëshmitarëve që nuk preken nga mun gesa e këtij informacioni. Propozimi është që të thërriten ish-drejtorët e QSUT, drejtoresha aktuale, ish-drejtoresha e spitalit Durrës, traumës, Shkodrës, Elbasanit, Vlorës, drejtori i Koco Gliozhenit, anëtarët e grupit të punës së check up, kanë qenë disa mjekë dhe mjekët që i kishim në listë para se të mbyllej sesioni i kaluar por nuk e bënë dot dëshminë”, tha Vokshi.

Opozita dhe mazhoranca miratuan në seancën e 25 korrikut zgjatjen e afatit për komisionin hetimor për dy koncesionet sterilizimin dhe check up. I vetmi deputet që votoi kundër ishte socialisti Erion Braçe.

Koncensionet e Sterilizimit dhe Check-up-it janë prej disa kohësh çështje hetimore nga SPAK-u. Për çështjen e parë hetimet janë mbyllur, ndërsa janë nën arrest me burg ish-zv.ministri i shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe koncensionari Ilir Rrapaj, si dhe dyshohet për shkelje dhe shpërdorim detyre ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj. Ndërsa vazhdojnë hetimet për koncensionin e Check-up-it.

Pas

Gabimi me mosvendosjen e rripit i kushton shtrenjtë 28-vjeçarit, testi e gjen me prani të drogës THC!

Para

U ndalua për mosvendosjen e rripit, testi zbulon se ishte nën efektin e drogës, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Para
U ndalua për mosvendosjen e rripit, testi zbulon se ishte nën efektin e drogës, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

U ndalua për mosvendosjen e rripit, testi zbulon se ishte nën efektin e drogës, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vlorë, policia aksion për lirimin e hapësirave publike. Në 2 ditë, dhjetëra makina të parkuara gabim hiqen me karrotrec (video)

RCS Sport & Events falënderon Policinë e Shtetit për garantimin e sigurisë gjatë etapave të Giro d’Italia në Shqipëri

Përplasje me armë në Greqi: Në pranga 12 shqiptarë e grekë, sekuestrohen armë e para

Finiq, Sarandë / Arrestohen dy shtetas për zjarrvënie të qëllimshme në një sipërfaqe toke me bimësi dhe pemë frutore(EMRAT)

Asgjësohen mbi 40 mijë bimë narkotike në territorin e qarkut Shkodër, procedohen penalisht 10 zyrtarë lokalë

Anija turke kapet në brigjet belge me qindra kg kokainë, 8 në pranga. Mes tyre një shqiptar

Aktivizohen sirenat në Izrael, dyshohet për sulm nga Jemeni

Shitje lëndësh narkotike dhe prostitucion, arrestohet shqiptari! Në pranga edhe dy vajza të huaja

Britania e Madhe dhe Siria rivendosin marrëdhënie diplomatike

Jepte lekë me fajde dhe kanoste qytetarë, arrestohet polici në Elbasan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.