14:25 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I mbyllur në qeli prej 3 muajsh, 49-vjeçari nuk përballoi dot takimin me të atin që e kishte dhunuar

13:22 | 04/09/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
I mbyllur në qeli prej 3 muajsh, 49-vjeçari nuk përballoi dot takimin me të atin që e kishte dhunuar

Aurel Sabriu, 49 vjeç, ka humbur jetën sot në reanimacionin e QSUT, ndërsa ishte arrestuar 3 muaj më parë pasi kishte dhunuar babain e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa Aureli është vizituar në paraburgim nga babai i tij, moment ky që duket se nuk është përjetuar mirë nga viktima, që duket se ka pësuar një tronditje të fortë.

Bëhet e ditur se Aurel Sabriu, humbi ndjenjat në dhomën e tij pas takimit me të atin dhe më pas është bërë transportimi i tij në reanimacionin Qendror të QSUT-së, ku edhe ka ndërruar jetë për shkak të problemeve kardiake.

Sabriu, referuar informacioneve zyrtare, ishte arrestuar në 22 maj për dhunë në familje. Ai dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili pas pothuajse 3 muajsh e ka vizituar në burg djalin e tij, ndoshta për ta falur për veprimin që kishte kryer.

Por ky moment nuk është përballuar nga 49-vjeçari, i cili ndoshta ka pësuar një sulm në zemër, që i shkaktoi humbjen e ndjenjave. Pavarësisht se është transportuar drejt spitalit rajonal të Korçës për të marrë ndihmën e parë mjekësore, dhe më pas drejt reanimacionit të QSUT-së për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, 49-vjeçari nuk ka arritur të shpëtojë.

Etiketa: qsut
Pas

Mandati i deputetit Sinaj, ja kur mblidhet Këshilli i Mandateve dhe Rregullores për të marrë vendimin

Para

Hasani takohet me homologen finlandeze, Valtonen: Vlerësim për angazhimin në OSBE

Para
Hasani takohet me homologen finlandeze, Valtonen: Vlerësim për angazhimin në OSBE

Hasani takohet me homologen finlandeze, Valtonen: Vlerësim për angazhimin në OSBE

Discussion about this post

 



Të Fundit

Presidenti Begaj dekreton largimin nga detyra të ambasadores së Shqipërisë pranë UNESCO-s

Elbasan/ Finalizohet operacioni “Cooperation”, arrestohet 19-vjeçari që theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi një automjet

Durrës/ Arrestohet 42-vjeçari që po ndërtonte një objekt pa leje, në pronë publike në lagjen nr. 4

Tiranë/Ndoti mjedisin, duke hedhur mbeturina nga automjeti me të cilin lëvizte, ndëshkohet me gjobë, 32-vjeçari.

Ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

Kapet me naftë kontrabandë pranë Qafë Thanës, arrestohet drejtuesi i mjetit, procedohet penalisht edhe një doganier

Bashkëpunoi me 3 vëllezërit Bushgjokaj për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës, publikohet fotoja e Petrit Çakrit

Ushtroi dhunë ndaj babait të tij, shpallet në kërkim 39-vjeçari në Korçë

Ndërtimet pa leje në Theth, Berisha i del në mbrojtje prokurores dhe sulmon SPAK

Paketa e Maleve, Rama publikon hartën: 787 aplikantë në vetëm 5 ditë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.