Këngëtari Ervis Behari ka rrëfyer historinë e këngës “Dajo”, të cilën e ka krijuar pas humbjes së nënës së tij.
“Kënga e dajos është kënga që unë kam marrë patentën si këngëtar. Këngët e mia janë të lidhura me jetën time. Nëna ime para disa vjetësh ka ndërruar jetë dhe pas një viti kam bërë këngën për marrëdhëniet që kam me dajot.
Ne vinim nga disa situata të vështira në jetën time dhe Zoti të sjell diçka tjetër. Ishte një periudhë shumë e vështirë për mua kur ndërroi jetë nëna, isha 22 vjeç. Kam bërë një këngë për nënën, pas saj, dajo ka qenë një suport shumë i madh për mua.
Në atë periudhë i kam thënë Devit “unë lekë nuk kam, por dua t’i bëj një këngë dajos”. Për një vit unë mblodha sa munda dhe e bëra këngën e dajos”, deklaroi ai.