Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar këtë të enjte në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Mjull Bathore, ku një shtetas, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar për vdekje një 52-vjeçare.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 05.09.2024, në Mjull Bathore, shtetasi D. C., duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen Y. C., 52 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon sqarimin e rrethanave të aksidentit.