Blutë e Tiranës informojnë se gjatë ditës së parë të shkollës, në të gjitha shkollat e qarkut Tiranë, do të planëzohen shërbime nga Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë, shërbime të Patrullës së Përgjithshme, Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbime të Seksionit për Hetimin e Krimeve, për vijimësinë e procesit mësimor.
Patrullat e Përgjithshme dhe shërbimet e Policisë Rrugore, çdo mëngjes, në kohën e pushimit të gjatë dhe në përfundim të mësimit, do të jenë prezente në shkolla dhe në akse rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Ndërsa u apeluan për prindërit dhe çdo drejtuesi automjeti që, ditën e hënë, më datë 09.09.2024, të kufizojnë lëvizjet me automjete në afërsi të shkollave, me qëllim që qarkullimi të vijojë normalisht dhe të shmanget trafiku.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Policia e Tiranës, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2024 – 2025, në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale Tiranë, drejtuesit e shkollave të qarkut të Tiranës, stafet pedagogjike dhe oficerët e sigurisë në shkolla, është angazhuar maksimalisht dhe ka ndërmarrë një sërë masash, për garantimin e fillimit të vitit të ri shkollor dhe krijimin e një mjedisi sa më të sigurtë për çdo nxënës.
Gjatë ditës së parë të shkollës, në të gjitha shkollat e qarkut Tiranë, do të planëzohen shërbime nga Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë, shërbime të Patrullës së Përgjithshme, Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbime të Seksionit për Hetimin e Krimeve, për vijimësinë e procesit mësimor, përsa i përket detyrave të Policisë, në drejtim të rendit dhe sigurisë.
Shërbimet e Policisë së Tiranës, kanë marrë kontakt me drejtuesit e shkollave dhe oficerët e sigurisë në shkolla, dhe do të jenë në gadishmëri të plotë 24/7, për të koordinuar veprimet, me qëllim parandalimin e depërtimit të fenomeneve negative nëpër shkolla, dhe për ndërhyrjen e menjëhershme për parandalimin e çdo veprimtarie kriminale që cenon sigurinë e nxënësve.
Policia e Tiranës apelon për prindërit dhe çdo drejtuesi automjeti që, ditën e hënë, më datë 09.09.2024, të kufizojnë lëvizjet me automjete në afërsi të shkollave, me qëllim që qarkullimi të vijojë normalisht dhe të shmanget trafiku.
Patrullat e Përgjithshme dhe shërbimet e Policisë Rrugore, çdo mëngjes, në kohën e pushimit të gjatë dhe në përfundim të mësimit, do të jenë prezente në shkolla dhe në akse rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Policia e Tiranës uron nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, suksese në këtë vit shkollor!