Një 66-vjeçar ka rënë naksidentalisht nga skela e një objekti në ndërtim e sipër në rrugën “Bardhok Biba”, në Tiranë.
V.B., 66 vjeç ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes si pasojë e dëmtimeve të marra.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 06.09.2024, në rrugën “Bardhok Biba”, dyshohet se, aksidentalisht duke punuar, është rrëzuar nga skela e një objekti në ndërtim e sipër, shtetasi V. B., 66 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.