Ditën e sotme në maternitetin e Korçës lindi fëmijën e saj një 14-vjeçare, por për këtë rast u arrestua i fejuari i saj 21-vjeçar. Ndaj të riut rëndon akuza për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Mësohet se e mitura dhe 21-vjeçari i përkasin komunitetit egjiptjan.
Bëhet me dije se çifti kishin një fejesë prej një viti, e cila dihej nga të dyja familjet. Gjithashtu e mitura u paraqit në maternitet për të lindur së bashku me 21-vjeçarin i cili pranoi se ishte babai i foshnjës. Më tej bëhet me dije se çifti kanë pohuar se kanë një marrëdhënie të rregullt. Ndërkohë vijojnë të kryhen procedurat lidhur me rastin.