15:31 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Largohet lideri i opozitës, kërkon azil në Spanjë

08:21 | 08/09/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Largohet lideri i opozitës, kërkon azil në Spanjë

Qeveria e Venezuelës ka thënë se kandidati presidencial i opozitës, Edmundo González është larguar nga vendi, duke kërkuar azil në Spanjë.

González ishte fshehur, ndërsa një urdhër arresti u lëshua pasi opozita kundërshtoi rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të korrikut – në të cilat Këshilli Kombëtar Zgjedhor (CNE) i kontrolluar nga qeveria shpalli fitues Nicolás Maduro.

Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodríguez, tha në një postim në mediat sociale se pasi kërkoi “vullnetarisht” strehim në ambasadën spanjolle në Karakas disa ditë më parë, Gonzalez i kërkoi qeverisë spanjolle azil politik.

Ajo shtoi se Karakasi kishte rënë dakord për kalimin e tij të sigurt dhe se ai ishte larguar. Ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës, José Manuel Albares tha se González ishte nisur nga vendi me kërkesën e tij dhe me një aeroplan të Forcave Ajrore Spanjolle.

 

Ai shtoi se qeveria e Spanjës ishte e përkushtuar ndaj të drejtave politike të të gjithë venezuelianëve. Një avokat i zotit González konfirmoi për agjencinë e lajmeve AFP se ai ishte larguar nga vendi për në Spanjë,  por nuk dha ndonjë detaj të mëtejshëm.

Ndërsa ai është larguar, forcat e sigurisë në Venezuelë kanë rrethuar ambasadën e Argjentinës në kryeqytetin Karakas. Gjashtë kundërshtarë politikë të presidentit Maduro janë strehuar atje. Ministria e Jashtme e vendit pretendoi se brenda saj po komplotoheshin akte terroriste.

Venezuela ka qenë në një krizë politike që kur autoritetet shpallën presidentin Maduro fitues të zgjedhjeve të 28 korrikut. Opozita pretendoi se kishte prova që González kishte fituar me një diferencë të rehatshme, dhe ngarkoi votime të detajuara në internet, të cilat sugjeronin se González mundi Maduro në mënyrë bindëse.

Një numër vendesh, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe disa vende të Amerikës Latine, kanë refuzuar të njohin presidentin Maduro si fitues pa publikuar të dhënat e detajuara të votimit nga Karakasi. Qeveria e Presidentit Maduro ka arrestuar më shumë se 2,400 njerëz që nga zgjedhjet, duke krijuar atë që OKB e ka quajtur “një klimë frike”.

Etiketa: spanje
Pas

PS mbledh sot Asamblenë Kombëtare në Durrës, do votohet Kryesia e re dhe Sekretariati!

Para

Lufta Ukrainë- Rusi, Zelensky: Po punoj për një plan armëpushimi

Para
Lufta Ukrainë- Rusi, Zelensky: Po punoj për një plan armëpushimi

Lufta Ukrainë- Rusi, Zelensky: Po punoj për një plan armëpushimi

Discussion about this post

 



Të Fundit

‘Berlini e ka humbur durimin me Izraelin’, ministri i Jashtëm gjerman: Duhet të nis procesi për njohjen e shtetit palestinez

Kosovë, ministrja Hajdari mbrohet sërish në heshtje për rastin e rezervave shtetërore

‘Pandora’/ Aksioni i SPAK në bashkëpunim me autoritetet në Gjermani, zbulohet Call Center-i që mashtronte shtetas gjermanë, arrest me burg për pesë shtetas

Ukraina rikthen pavarësinë e agjencive kundër korrupsionit

Kallëzimi i PD për Irena Gjokën/ Dumani: Duhet të provohet fakti penal, më pas bëhet regjistrimi

“Largohuni tani urgjent!” Rusia pushton qytetin strategjik ukrainas

“Hiqini non gratën”, Kompania e lobimit e PD, letër Marco Rubios: Berisha, jo politikan aktiv

Rregulli i ri për të hyrë në BE, prek dhe qytetarët shqiptarë

“Po hyn në territor të rrezikshëm”, Trump tallet me Medvedev: Ish-presidenti i dështuar rus të ketë kujdes me fjalët

Sot afati i fundit, bizneset dorëzojnë pasqyrat financiare! Kush nuk e dorëzon, do të përballet me ligjin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.