07:20 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

U dha shtetësinë e Kosovës 124 personave me dokumente të falsifikuara, arrestohet shtetasi turk

14:55 | 09/09/2024
në Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kërkoi daljen nga regjimi ‘41 Bis’, GJKKO rrëzon kërkesën e të dënuarit përjetë, Nikolin Topalli

Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë për Falsifikim të dokumentit zyrtar dhe Hyrje të paautorizuar kompjuterike ndaj të pandehurit M.Ş., turk me shtetësi të Kosovës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë ai gjendet në paraburgim nga data 05.03.2024, për shkak të dyshimit se në vazhdimësi ka kryer këto vepra penale.

Derisa ka qenë i punësuar si zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Mamushës ai dyshohet se u ka mundësuar jashtëligjshëm të marrin shtetësinë e Kosovës 124 personave.

“Sipas aktakuzës, nga data 20.01.2021 në vazhdimësi deri më datë 05.01.2024, i pandehuri M.Ş., – në cilësinë e zyrtarit të gjendjes civile në Komunën e Mamushës, me dashje i tejkalon dhe keqpërdor autorizimet e tij ligjore, i njëjti nxjerr dokumente zyrtare të falsifikuara dhe ndërhynë në regjistrin zyrtar duke shënuar të dhëna të rreme dhe me nënshkrimin e tij dhe me vulën zyrtare vërteton dokumentet zyrtare dhe regjistrin me përmbajtje të rreme, në atë mënyrë që i pandehuri fillimisht i regjistron në sistemin e gjendjes civile duke u lëshuar ekstrakte të lindjes dhe ua mundëson fitimin e shtetësisë 124 (njëqind e njëzet e katër) personave, të cilët i regjistron në sistemin e gjendjes civile për fitim të shtetësisë në mënyrë të kundërligjshme, në kundërshtim me Ligjin për Shtetësinë e Kosovës, dhe në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ për Kriteret dhe Procedurat e Fitimit të Shtetësisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim, ku shtohet se me këto veprime në vazhdimësi ai ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.

“Po ashtu, në datat e lartëcekura, i pandehuri M.Ş., pa autorizim dhe me qëllim që të përfitojë në mënyrë të kundërligjshme dobi pasurore për vete dhe për personat tjerë, si dhe me qëllim që t’i shkaktoj dëm personit tjetër – Agjencisë së Regjistrimit Civil të Kosovës (ARC), hyn në sistemin kompjuterik të tjetrit – zyrtarit N.M., të cilit fillimisht arrin t’ia siguroj fjalëkalimin privat dhe më pas ia përdorë userin, nga ku regjistron të dhëna në sistemin e gjendjes civile dhe më pas në periudha të ndryshme kohore, i regjistron në sistem 113 (njëqind e trembëdhjetë) persona, të cilët pa qenë fare në librat amë të lindjes, dhe pa pasur fare dosje të verifikimeve, i regjistron në sistemin e gjendjes civile për fitim të shtetësisë dhe si rezultat i veprimeve të kundërligjshme të të pandehurit përmes hyrjes pa autorizim në sistemin kompjuterik të tjetrit, ua mundëson personave të lartcekur pajisjen me dokumente të Republikës së Kosovës. Me këto veprime në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”, thuhet në njoftim.

Etiketa: burgkosove
Pas

Zgjedhjet e 2025, Alban Daci: PD në krizë, ka pakënaqësi

Para

Sali Berisha do të paraqitet të mërkurën në SPAK për tu njohur me akuzen, bashkë me ish-kryeministrin dhe dhëndri i tij, Malltezi

Para
Sali Berisha do të paraqitet të mërkurën në SPAK për tu njohur me akuzen, bashkë me ish-kryeministrin dhe dhëndri i tij, Malltezi

Sali Berisha do të paraqitet të mërkurën në SPAK për tu njohur me akuzen, bashkë me ish-kryeministrin dhe dhëndri i tij, Malltezi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Çmimi i naftës rritet me më shumë se 9% pasi Izraeli sulmoi Iranin

Netanyahu: Operacioni kundër Iranit do të vazhdojë për “shumë ditë”

Parashikimi i motit për këtë të premte

Udhëheqësi suprem i Iranit: Izraeli duhet të presë “ndëshkim të rëndë”

Gjykata e Apelit në Tiranë liron 39-vjeçarin nga Prizreni, refuzon ekstradimin e tij në Serbi

Pogradec/ Rrëzohet në banesë, humb jetën 43-vjeçari

Aksident në autostradën Milot-Thumanë/ Plagosen 4 persona nga një familje, njëri në gjendje të rëndë

26-vjetori i çlirimit të Kosovës. Homazhe te Rugova, Demaçi e Jasharajt: Bartës të procesit të lirisë

Byroja e aksidenteve ajrore e Indisë nis hetimet zyrtare për rrëzimin, hetues nga e gjithë bota pjesë e procesit

Tragjedi në Deçan të Kosovës, nënë e djalë mbyten në pishinë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.