05:57 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Mbjellja e pemëve, vlerësim nga Agjencia Europiane e Mjedisit’, Veliaj: Pavarësisht bindjeve politike, t’i lëmë qytetit një pajë të jashtëzakonshme

18:05 | 09/09/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Mbjellja e pemëve, vlerësim nga Agjencia Europiane e Mjedisit’, Veliaj: Pavarësisht bindjeve politike, t’i lëmë qytetit një pajë të jashtëzakonshme

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, teksa e cilësoi vlerësim atë të Agjencisë Europiane së Mjedisit, e cila e renditi Tiranën mes 10 kryeqyteteve Evropiane me mbulimin më të madh urban me pemë, në bazë të popullsisë, një përgjigje pati dhe për opozitën.

Nga mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak, Veliaj e ftoi opozitën që në vend të sulmeve t’i bashkohet aksionit të mbjelljes së pemëve.

 “Është një vlerësim që na e jep BE, jo i bindjeve tona politike, kështu që në këtë sens do të doja që të gjithë bashkë pavarësisht bindjeve politike do i lëmë qytetit dhe fëmijëve të qytetit një pajë të jashtëzakonshme për gjeneratat që do të vijnë. Ato pemë ndoshta, nuk bëjnë hije sot, por nga pak përditë mbas 9 vitesh marrim këtë vlerësim dhe diçka që mbjellim këtë vit do e marrë vlerësimin në një dekadë tjetër”, tha më tej Veliaj.

Kryebashkiaku tha se ky vlerësim shton motivimin për të rritur më tej gjelbërimin e Tiranës duke përmirësuar jetën e të gjithëve.

“Ndihem i vlerësuar nga nota që na dha Agjencia Europiane e Mjedisit këtë të dielë. Mund të kemi bindje të ndryshme, por pemët u bëjnë hije njësoj të gjithë. Fakti që sot jemi kryeqyteti në 10-shen e parë për mbulesën urbane me pemë, me gjelbërim dhe me hije, thjesht na shton motivimin për më shumë. Momenti më i mirë për të mbjellë pemë ishte dje, momenti i dytë më i mirë është sot dhe i treti më i mirë është nesër. Me këtë vlerësim kemi lënë pas Beogradin e Athinën”, tha ai.

Veliaj në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor, pati edhe me një falenderim për stafet e 400 institucioneve arsimore në Tiranë, të cilët mirëpritën 350 mijë nxënës të sistemit parauniversitar në .

Ai tha se Tirana ka bërë një revolucion në shkolla dhe kopshte, si në zona urbane, ashtu edhe në zona rurale.

“Kemi pasur një revolucion në Tiranë, sot kemi hapur 400 institucione arsimore, nga të cilat 187 shkolla, 87 në zona urbane dhe 100 në zona rurale. Po ashtu edhe rreth 102 kopshte dhe çerdhe dhe disa institucione që quhen qendra sociale apo qendra për persona me aftësi ndryshe. Për të gjitha këto 400 institucione, janë 400 skuadra që punojnë përtej bindjeve politike, njerëz që i kanë shërbyer qytetit  gjithë jetën e tyre, kështu që u uroj shumë sukses, e sidomos atyre që filluan sot”, tha Veliaj.

Një falenderim pati dhe për anëtarët e Këshillit Bashkiak, të cilët tha Veliaj, kanë qenë në gatishmëri që viti i ri shkollor të nisë sa më mbarë, duke u bërë urë komunikimi për zgjidhjen e çdo problematike.

“E çmoj faktin se një pjesë e madhe e anëtarëve të Këshillit Bashkiak kanë qenë sot pranë shkollave. Jeni gjithsesi një urë komunikimi pavarësisht bindjeve politike. Po jeni gjithsesi një urë komunikimi për një nevojë që mund të ketë shkolla, kopshti çerdhja, diçka e infrastrukturës. Po futemi nga stina e vapës te e shirave dhe gjithmonë mund të ketë problematika ku telefoni dhe zhdërvjelltësia e një anëtari të këshillit bashkiak, që është prezent, e bën dhe më të lehtë komunikimin tonë me këto institucione”, shtoi ai.

Pas

Berisha thirret në SPAK, Balliu: Të mërkurën duhet t’i kërkohet ndjesë kryetarit të opozitës shqiptare

Para

GJKKO cakton masën arrest shtëpie për kryetarin e bashkisë së Tropojës Rexhë Byberi

Para
GJKKO cakton masën arrest shtëpie për kryetarin e bashkisë së Tropojës Rexhë Byberi

GJKKO cakton masën arrest shtëpie për kryetarin e bashkisë së Tropojës Rexhë Byberi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.