13:56 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Partizani/ Berisha dhe dhëndri njihen nesër me akuzat!

09:14 | 10/09/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Partizani/ Berisha dhe dhëndri njihen nesër me akuzat!

Prokuroria e Posaçme po bëhet gati të mbyllë hetimet për aferën Partizani, ndërsa zyrtarisht pritet të marrë të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi. Burime për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi bëjnë me dije se Berisha do të paraqitet në SPAK nesër në orën 12:00 përballë dy prokurorëve të çështjes, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, të cilët do t’i komunikojnë edhe akuzën.

Burime pranë ish-kryeministrit bëjnë me dije se Berisha dhe avokatët janë njohur me fletëthirrjen dhe se do paraqitet në SPAK. Por, menjëherë sapo mori fletëthirrjen, ish-kryeministri mobilizoi militantët për t’i ushtruar presion drejtësisë dhe u bëri thirrje për protestë në orën 12:00, kohë kur Berisha pritet të mbërrijë në SPAK.

“Të dashur miq. Ditën e Mërkurë ne ora 12:00 kryetari i PD Prof. Dr .Sali Berisha do shkojë pranë organizatës kriminale të SKAP. Te mobilizohemi të gjithë maksimalisht për protestë të fuqishme solidariteti me të drejtën, me të vërtetën, kundër narko drejtësisë. Faleminderit”, thuhet në mesazhin dërguar strukturave.

Fletëthirrja i ka mbërriur edhedhëndrit Jamarbër Malltezi, i cili po ashtu ndodhet në masën arrest shtëpie. Ai do të paraqitet në SPAK dy orë pas vjehrrit, rreth orës 14:00, për t’u njohur me akuzën. Siç e do procedura, Berisha dhe Malltezi do duhet të shoqërohen nga avokatët, ndërsa për shkak të masës arrest në shtëpi do duhet edhe që oficerët e policisë t’i shoqërojnë nga banesa drejt godinës së SPAK.

Ende nuk bëhen me dije akuzat që SPAK do i komunikojë Berishës dhe dhëndrit të tij. Aktualisht, të dy janë persona në hetim nga SPAK, Berisha për veprën penale Korrupsioni pasiv i funksionareve te larte shtetërore ose te zgjedhurve vendore”, kryer në bashkëpunim, ndërsa Malltezi për “Korrupsioni pasiv i funksionareve te larte shtetërore ose te zgjedhurve vendore”, kryer në bashkëpunim, dhe “Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Nuk përjashtohet mundësia që gjatë hetimeve SPAK të ketë ndryshuar akuzën, ose të rëndojë pozitën e ish-kryeministrit dhe dhëndrit të tij, duke pasur parasysh që ndaj familjes Berisha dhe Malltezit ka nisur edhe një hetim i hollësishëm pasuror, ku janë venë nën sekuestro preventive edhe 25 pasuri. Ky hetim u bë shkak për zgjatjen disa herë të hetimeve ku afati për zgjatjen e fundit është 2 tetori.

Kjo është hera e dytë që Berisha dhe Jamarbër Malltezi janë thirrur në SPAK. Herën e parë ata u thirrën për të marrë ne pyetje në cilësinë e personave nën hetim, ndërsa të mërkurën do të paraqiten për t‘u marrë të pandehur zyrtarisht.

Për këtë dosje, Prokuroria e Posaçme ka vënë në hetim edhe ndërtuesin Fatmir Bektashi, i cili aktualisht është në masën detyrim paraqitje. Ai është hetuar për veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, por ende nuk dihet se kur do i komunikohet akuza.

Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK. Ish kryeministri Berisha, nën hetim nga SPAK akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv Partizani, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.

Ndërkohë, Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, pasi ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij, Berisha.

Etiketa: Jamarber MallteziSali BerishaSPAK
Pas

Shkatërrohet banda që terrorizoi Athinën, tre në pranga, kapen armë dhe drogë

Para

Koreja e Veriut planifikon rritjen e arsenalit bërthamor, Kim Jong Un: Forcat armike synojnë të sulmojnë

Para
Koreja e Veriut planifikon rritjen e arsenalit bërthamor, Kim Jong Un: Forcat armike synojnë të sulmojnë

Koreja e Veriut planifikon rritjen e arsenalit bërthamor, Kim Jong Un: Forcat armike synojnë të sulmojnë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Edi Rama bleu vota me 450 leje për bandat e narkotrafikut! Karteli i Troplinëve shiti aksionet, ndërsa Dumani mbante mandatin e arrestit në xhep

Berisha: Rama shpërbleu në mënyrë të paligjshme kartelin Troplini për blerjen e votave, i dha 40 mijë m2 tokë publike për ndërtimin e kullave te stadiumi i Durrësit

Vendimi i qeverisë! Ndalohet ndërtimi mbi rrugë, sheshe dhe parqe! Rregullat për transferimin e lejeve e projektet në zonat rurale

Shkodër/ Arrestohen dy 19-vjeçarët, akuzohen se shfrytëzuan dy vajzat e mitura për prostitucion dhe mbajtje droge

A janë zgjedhjet lokale “mollë sherri” për bllokadën institucionale në Kosovë? Pse nuk bashkëpunojnë partitë politike me LVV

“Zullumet do bëhen më të vështira”- Kryeministri Rama prezanton Kryeinspektoriatin Digjital të Territorit: Do monitorohen aktivitetet shoqërore dhe shtetërore

Franca: Perspektiva e shtetit palestinez më e kërcënuar se kurrë, konferenca e OKB-së më 28 korrik

Palestina: Thirrjet për aneksimin e Bregut Perëndimor janë deklaratë e re lufte kundër popullit tonë

Ina Zhupa: Nevojë për sensibilitet dhe reagim institucional për krimet shtetërore të vrasjeve në kufi gjatë regjimit komunist

Trump kërkon armëpushim 60-ditor, Witkoff zhvillon sot bisedime për ndalimin e luftimeve në Gaza me Izraelin dhe Katarin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.