04:06 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Koreja e Veriut planifikon rritjen e arsenalit bërthamor, Kim Jong Un: Forcat armike synojnë të sulmojnë

09:24 | 10/09/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Koreja e Veriut planifikon rritjen e arsenalit bërthamor, Kim Jong Un: Forcat armike synojnë të sulmojnë

Lideri verikorean, Kim Jong Un, ka thënë se Pheniani do të rrisë arsenalin e armëve bërthamore, ka raportuar agjencia shtetërore KCNA.

Kim ka thënë se stoku i armëve të tilla të Koresë së Veriut duhet të rritet në mënyrë eksponenciale.

“Ne jemi duke zbatuar në mënyrë të përsosur politikën e ndërtimit të forcave të armatosura bërthamore dhe rritjen e numrit të armëve bërthamore përmes një progresioni gjeometrik”, ka thënë Kim sipas agjencisë KCNA.

Kim i ka akuzuar forcat “armiqësore” se synojnë të sulmojnë Korenë e Veriut me armë bërthamore, pa specifikuar emrat e atyre shteteve, dhe pa ofruar ndonjë dëshmi.

Sipas Institutit Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes, me bazë në Stokholm, Koreja e Veriut aktualisht posedon rreth 50 koka bërthamore, ndonëse shifra e saktë nuk dihet.Ky vend është jashtëzakonisht i izoluar, për shkak të sanksioneve ndërkombëtare, lidhur me programin e armëve dhe programin bërthamor të këtij shteti.

Testi i fundit bërthamor është kryer më 2017.

Tensionet në Gadishullin Korean janë rritur në dy vjetët e fundit, pasi Pheniani e ka rritur numrin e testimit të raketave, teksa e ka ashpërsuar retorikën kundër Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut.

Pheniani, po ashtu, e ka intensifikuar bashkëpunimin ushtarak me Rusinë./REL

Pas

Partizani/ Berisha dhe dhëndri njihen nesër me akuzat!

Para

Manja në shkollën e mesme “Shën Jozefi Punëtor” në Rrëshen: Mirëpriti 157 nxënës të rinj, institucion model

Para
Manja në shkollën e mesme “Shën Jozefi Punëtor” në Rrëshen: Mirëpriti 157 nxënës të rinj, institucion model

Manja në shkollën e mesme “Shën Jozefi Punëtor” në Rrëshen: Mirëpriti 157 nxënës të rinj, institucion model

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.