Mjeku dhe kreu i Këshilltarëve në Partinë Demokratike, Ilir Alimehmeti i ftuar në emisionin “nga A Kalaja” në Fax News tha se opozita po përballet me sulme të njëpasnjëshme. Ai akuzon SPAK se po vepron me dy standarte, teksa sjell në vëmendje rastin e ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj i cili, sipas Alimehmetit “nuk u arrestua për vjedhjet e fondeve të BE por për dy kacidhe në restorantin e tij”.
“Ka qënë përpjekje e vazhdueshme për ti vënë pengesa opozitës. Kemi me vite njerez në SPAK për koncensione të cilat vazhdojnë sot dhe vidhen aktivisht, qoftë për inceneratorin që nuk ekziston e qoftë për anën shëndetësore. Marim rastin e Beqajt që nuk u akuzua për koncensiom por për dy kacidhe në një restorant. Këtu është qartë një zbatim drejtësie asimetrike” tha Alimehmeti.
Alimehmeti ngre shqetësimin se çështja e Berishës nuk prek vetëm atë si individ port ë gjithë partinë demokratike.
“Ne jemi një dekade e gjysme më pas dhe tani kujtohemi për çeshtje si korrupsion pasiv e me rradhë. U deshën 4 vite për të ngritur një akuzë. Nëse ne jetojmë në një vend ku prokurorëve u duhen 4 vite për të ngritur një akuzë që supozohet duhet të jetë me prova, ne jetojmë në një vend ku asnjerit prej nesh nuk ju garantohet e drejta juridike. Si do e justifikojnë mbajtjen ne arrest pa asnjë akuzë? Do presin hetimet e do shkojnë deri në fund. Është çështje që prek partinë më të madhe opozitare në vend dhe duke prekur opozitarizmin ti prek pluralizmin, demokracinë dhe thelbin e demokracisë. Mendoj që nuk përbën rrezik për arratisje.”