02:45 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Vjosa Osmani: Serbia është kthyer në shtetin më të fortë të Putinit në Evropë

08:38 | 12/09/2024
në Kosova, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vjosa Osmani takohet sot me krerët partiakë për caktimin e datës së zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngritur shqetësimin për ndërhyrjen e Rusisë në Serbi dhe ndikimin e saj destabilizues në rajonin e Ballkanit Perëndimor, gjatë një interviste për TVP World. Ajo theksoi se këto veprime synojnë të krijojnë një “front të ri kundër Perëndimit.”

Osmani vlerësoi se qëllimi i Rusisë është destabilizimi i Ballkanit përmes Serbisë, dhe për këtë arsye, Kosova duhet të ndërmarrë hapa për të forcuar kapacitetet e saj mbrojtëse.

Ajo përmendi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me aleatët perëndimorë për të ndalur veprimet destabilizuese të Serbisë, të nxitura nga Rusia.

“Duhet të punojmë ngushtë me partnerët tanë nga bota demokratike për të ndalur iniciativat destabilizuese të Serbisë, të mbështetura nga Rusia. Në të njëjtën kohë, ne duhet të forcojmë mbrojtjen tonë për të qenë të aftë të vetëmbrohemi dhe të kontribuojmë për sigurinë në rajon,” deklaroi Osmani.

Ajo shtoi se lidhjet e forta ekonomike, kulturore dhe historike midis Rusisë dhe Serbisë mund të shfrytëzohen nga Moska për të ushtruar ndikim në një rajon që ende përballet me sfida të mëdha.

“Besoj se Ballkani Perëndimor ka të ardhme në integrimin me Bashkimin Evropian dhe NATO-n,” theksoi Osmani, duke shprehur shpresën për një perspektivë më të qartë euroatlantike për rajonin.

Në fund të intervistës, Osmani rikujtoi se Kosova vazhdon të jetë viktimë e agresionit serb, duke e përshkruar Serbinë si aleatin më të afërt të presidentit rus, Vladimir Putin, në Evropë, raporton media e Kosovës, Telegraf.

“Serbia është bërë mbështetësi më i fuqishëm i Putinit në Evropë, ndërsa Kosova dhe vendet e tjera të rajonit mbeten viktima të akteve të saj agresive,” përfundoi Presidentja Osmani.

Etiketa: Vjosa Osmani
Pas

Nga debati për migracionin te sulmi verbal i Scholz ndaj Friedrich Merz, çfarë ndodhi në Byndestagun gjerman

Para

Mot i paqëndrueshëm, vranësira dhe shira në sasi të pakta

Para
Mot i paqëndrueshëm, vranësira dhe shira në sasi të pakta

Mot i paqëndrueshëm, vranësira dhe shira në sasi të pakta

Discussion about this post

 



Të Fundit

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

Merz për sulmet në Lindjen e Mesme: Izraeli po kryen punën e ndyrë për të gjithë ne!

IDF: Sulm i ri me raketa nga Teherani

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.