Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 7, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. Ç., 30 vjeç, ka përplasur shtetasin H. S., 70 vjeç, këmbësor, i cili është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.