Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, ka ironizuar sot opozitën në sallën e Kuvendit, gjatë debatit lidhur me mbetjet e rrezikshme.
Duke iu drejtuar opozitës, Balla tha se po bën politikë me mbetjet e parrezikshme dhe nuk u mor me mbetjen e rrezikshme në politikën shqiptare 34 vjeçare.
“Më vjen mirë për reflektimin e grupit parlamentar të partisë demokratike që sot në këtë seancë ndërsa u mor dhe u mundua te bente politikë me mbetjet e parrezikshme nuk u mor me mbetjen e rrezikshme në politikën shqiptare 34 vjeçare shqiptare.
Dhe ky është reflektim pozitiv që nuk ja keni përmendur hallin kesaj mbetje te rrezikshme në politikën shqiptare”, tha Balla