Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi akuzoi drejtorin e policisë së Shkodrës, Edmond Hoxhaj se ishte i lidhur me krimin. Pas akuzave të ditës së sotme të Bardhit në Kuvend erdhi reagimi i Hoxhajt ku përgenjshtroi akuzat duke i cilësuar shpifje dhe të pabaza.
Pas reagimit të Hoxhajt, Bardhi ka vijuar me akuzat duke e cilësuar drejtorin e policisë së Shkodrës si zëdhënës të Pëllumb Gjokës.
Gazment Bardhi: Nuk permenda raportin e EUROPOl. Nuk e di ca hyn ketu. Ju referova dokumentave zyrtre qe ndodhen ne dosjet e SPAK. Dhe po ta perseris siç ti e din shume mire, ne policine e shkodres dy individ te ngren dhe te ulin. Bajrat per te ciket do te flas nje dite tjeter, me dokumenta se une nuk flas pa dokumenta dhe Pellumb Gjoka. Te fola per emerimin e Pellumb Gjokes. Si zedhenes i tij ne kete seance, ke ndonje pergjigje?! Ke pergjigje se Pellumb Gjoka emeronte dhe shkarkonte drejtuesit ne polici. Ke pergjigje, se “vellai” o tij po i behej Minister i Brendshem. Ke pergjigje per kete?! Mos me trego mua raportin e EUROPOL, se e di me mire se ty”