15:09 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Prokurori i Përgjithshëm në SHBA: Nuk do të lejoj që Departamenti i Drejtësisë të përdoret si armë politike

10:23 | 13/09/2024
në Bota, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Prokurori i Përgjithshëm në SHBA: Nuk do të lejoj që Departamenti i Drejtësisë të përdoret si armë politike

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland, tha të enjten se nuk do të lejojë që Departamenti i Drejtësisë “të përdoret si një armë politike”, ndërsa denoncoi “teoritë konspirative” dhe “gënjeshtrat e rrezikshme” që vënë në objektiv organet federale të zbatimit të ligjit.

Gjatë një takimi në Uashington me prokurorët amerikanë dhe pjesëtarë të tjerë të Departamentit të Drejtësisë, Zoti Garland mbrojti me forcë integritetin dhe paanshmërinë e departamentit përballë pretendimeve të republikanëve për politizimin e drejtësisë. Zoti Garland tha se normat që mbrojnë departamentin nga ndërhyrja politike tani kanë më shumë rëndësi se kurrë.

“Normat tona janë një premtim se nuk do të lejojmë që ky dikaster të përdoret si armë politike. Normat tona janë një premtim se nuk do të lejojmë që ky vend të bëhet një shtet ku drejtësia të trajtohet si një degë e politikës”, tha zoti Garland gjatë takimit në sallën e mbledhjeve të Departamentit të Drejtësisë.

Komentet e Prokurorit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara vijnë mes një morie akuzash nga republikanët, të cilët pretendojnë se Departamenti i Drejtësisë po përdoret politikisht kundër ish Presidentit Donald Trump. Ndaj republikanit Donald Trump janë ngritur dy akuza të veçanta nga prokurori i posaçëm Jack Smith, të cilin zoti Garland e solli nga jashtë Departamentit të Drejtësisë për drejtuar hetimet.

Zoti Trump është zotuar se nëse votimet e nëntorit e kthejnë atë në Shtëpinë e Bardhë, ai do ta “reformojë plotësisht” atë që e ka quajtur “Departamentin e korruptuar të Padrejtësisë”.

Përmes një shkrimi në rrjetin X, republikani Trump ka kërcënuar gjithashtu se: “do t’i burgos të gjithë ata që janë përfshirë në veprime të paligjshme në votime dhe se ata do të përballen me dënime të gjata me burg në mënyrë që ky rrënim i drejtësisë të mos përsëritet më”.

Kryeprokurori Garland nuk e përmendi emrin e zotit Trump apo republikanët gjatë fjalimit të tij. Por ai i dënoi ato që ai i cilësoi si sulme “mizore” për të cilat thotë se vënë në rrezik organet e zbatimin e ligjit.

“Sulmet kanë qenë në formën e teorive konspirative, gënjeshtrave të rrezikshme, përpjekjeve për të ngacmuar dhe frikësuar punonjësit e karrierës duke i veçuar në mënyrë të përsëritur dhe publikisht, dhe kërcënime për dhunë”, tha zoti Garland. “Përmes punës suaj të vazhdueshme, ju e keni bërë të qartë se Departamenti i Drejtësisë nuk do të frikësohet nga këto sulme”.

Kandidati republikan për president, Donald Trump, e ka përdorur vazhdimisht median sociale për të sulmuar zotin Smith, prokurorë të tjerë dhe gjykatësit që shqyrtojnë çështjet e ngritura ndaj tij.

Republikanët gjithashtu kanë ngritur pretendime pa ofruar prova se çështja e ngritur në Nju Jork, ku zoti Trump u gjet fajtor në muajin maj për 34 akuza, ishte orkestruar nga Presidenti demokrat Joe Biden dhe Departamenti i Drejtësisë.

Kur e mori detyrën, zoti Garland u zotua për riparimin e reputacionit të Departamentit të Drejtësisë për pavarësi politike pas katër vitesh të trazuara nën administratën e Presidentit Trump.

Por ai është përballur me një valë të ashpër kritikash lidhur me trajtimin e çështjeve politikisht të ndjeshme nga dikasteri i tij, përfshirë hetimet ndaj Hunter Biden-it, djalit të Presidentit Biden, i cili deklaroi javën e kaluar se ishte fajtor lidhur me akuzat për evazion fiskal në një çështje të ngritur nga një tjetër prokuror i posaçëm.

Kryeprokurori Garland tha se punonjësit e Departamentit të Drejtësisë e kanë bërë të qartë përmes punës së tyre se “nuk përkulen përballë trysnisë politike” dhe se “nuk do të dorëzohen nën trysni”.

“Ne duhet t’i trajtojmë njëlloj rastet e ngjashme. Nuk ka një rregull për miqtë dhe një tjetër për armiqtë, një rregull për të fuqishmit dhe një tjetër për të pafuqishmit, një rregull për të pasurit dhe tjetër për të varfrit, një rregull për demokratët dhe tjetër për republikanët, ose rregulla të ndryshme në varësi të racës apo etnisë”, tha zoti Garland.

“Përkundrazi, ne kemi vetëm një rregull: ne bazohemi në fakte dhe zbatojmë ligjin në përputhje me Kushtetutën dhe liritë civile”./VOA

Pas

Konflikti/ Hezbollahu lëshon 20 raketa drejt territorit të Izraelit

Para

Detaje nga mbledhja e Ramës me grupin e deputetëve dhe ministrave, diskutime për integrimin dhe strategjia e komunikimit në fushatë

Para
Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS, Rama kërkon angazhim për zgjedhjet e 2025-ës

Detaje nga mbledhja e Ramës me grupin e deputetëve dhe ministrave, diskutime për integrimin dhe strategjia e komunikimit në fushatë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryetari i bashkisë Vlorë, “Zgjohet” pas ulërimave të Ramës, nis të lirojë hapësirat e zaptuara

Qytetarët vazhdojnë të mashtrohen nga mesazhet e marra nga posta shqiptare

Ministri Malaj: Turizmi një sektor kyç për zhvillimin ekonomik, objektiv kryesor procesimi i shpejtë i udhëtarëve dhe biznesit

Aksident në Theth, plagoset një 63-vjeçar pas rrëzimit me motomjet

Rama ultimatum bizneseve në Lungomare: 48 orë për të liruar hapësirat publike

Zjarret vdekjeprurëse në Turqi: Humb jetën zjarrfikësi Ragip Sahin, dëme të mëdha materiale

Ndoti ujërat e kanalit kullues të fshatit Allprenaj, procedohet penalisht pronari i fabrikës së përpunimit të peshkut.

Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, arrestohet një drejtues automjeti, disa procedime të tjera në vijim

Tiranë/ Arrestime dhe procedime penale për një sërë veprash penale

Goditja ndaj opozitës në Turqi: Arrestohen tre kryetarë të tjerë bashkie nga CHP

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.