19:34 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Perëndimi e akuzon se po i shet municione Rusisë, Koreja e Veriut zotohet për thellim të raporteve me Putinin

09:50 | 14/09/2024
në Bota, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Perëndimi e akuzon se po i shet municione Rusisë, Koreja e Veriut zotohet për thellim të raporteve me Putinin

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është zotuar për thellim të raporteve me Rusinë, teksa ai u takua me shefin e sigurisë Sergei Shoigu, raportoi media shtetërore më 14 shtator.

Fuqitë perëndimor e kanë akuzuar Korenë e Veriut se po i shet municione Rusisë në kundërshtim të sanksioneve, teksa Moska po vazhdon luftën kundër Ukrainës që e ka nisur mbi 30 muaj më parë.

Koreja e Veriut së fundi ka forcuar lidhjet e saj ushtarake me Rusinë, teksa presidenti rus, Vladimir Putin, zhvilloi një vizitë të rrallë në Phenian në qershor, kur ai nënshkroi një marrëveshje të përbashkët për mbrojtjen me Kimin.

Fotografi të publikuara nga media shtetërore verikoreane shfaqën Kimin dhe Shoigun duke u përqafuar dhe duke buzëqeshur pas përfundimit të takimit të tyre.

Dy zyrtarët i përshkruan bisedimet si “konstruktive” dhe “miqësore”.
Vendndodhja e saktë e këtij takimi nuk është zbuluar, por ekspertët dyshojnë se ata janë takuar në Pallatin Kumsusan në Phenian, ku ishte mirëpritur Putini si dhe udhëheqësi kinez, Xi Jinping.

“Ka pasur një këmbim të pikëpamjeve për thellimin e dialogut strategjik mes dy shteteve dhe forcimit të bashkëpunimit në mbrojtje dhe në interesat e përbashkëta të sigurisë, por edhe për situatën rajonale dhe ndërkombëtare”, raportoi media shtetërore verikoreane.

Lideri verikorean, sipas medias shtetërore, ka “konfirmuar se Qeveria do të zgjerojë bashkëpunimin” me Rusinë, bazuar në marrëveshjen e nënshkruar në qershor me Putinin.

Ndërkaq, Këshilli i Sigurisë i Rusisë njoftoi se takimi i Shoigut me Kimin do të “ketë kontribut të rëndësishëm në zbatimin” e marrëveshjes së mbrojtjes.

Shoigu u vendos në krye të Këshillit të Sigurisë pasi u largua nga posti i ministrit të Mbrojtjes në maj.

Herën e fundit që ai u takua me Kimin ishte në korrik të vitit të kaluar, kur ai mori pjesë në Phenian në 70-vjetorin e armëpushimit në luftën mes dy Koreve./REL

Etiketa: rusi
Pas

Kultivonin kanabis, arrestohen pesë persona në Peqin

Para

Çfarë kanë të përbashkët FinTech dhe Moda? Më shumë nga sa mendoni!

Para
Çfarë kanë të përbashkët FinTech dhe Moda? Më shumë nga sa mendoni!

Çfarë kanë të përbashkët FinTech dhe Moda? Më shumë nga sa mendoni!

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

Kina dhe Franca arrijnë konsensus për zgjidhjen e çështjeve tregtare

Dy sulmues për të ngacmuar portën e Serbisë? Sylvinho mban “sekret” formacionin: Nesër do njiheni me…

Një ditë para sfidës me Serbinë, Sylvinho: Shpresojnë të dhurojmë një ndeshje të bukur, ndeshemi për tre pikët

“Të japim gjithçka në fushë”, Gjimshiti: Jemi përgatitur si duhet për ndeshjen ndaj Serbisë, flas vetëm për çështjet e fushës

Ndeshja kundër Serbisë në Tiranë, trajneri Sylvinho dhe kapiteni Gjimshiti dalin para mediave: Ta kemi fokusin te vetja

Aksident rrugor në Bulqizë, gjendet gjallë pas tre ditësh i aksidentuari

Dibër/ Zhduket 35-vjeçari, babai denoncon në polici: Djali është larguar nga banesa

Shpërthen vullkani Fuego në Guatelamalë, mbi 700 njerëz evakuohen

Synonin të sulmonin Moskën, Rusia rrëzon tre dronë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.